Edhe ambasadori francez mbështet ambasadorin zviceran

Mos i humb

Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet këto ditë tha se Kosova po financon veteranët e rrejshëm, derisa Zvicra po investon në shtetin tonë.

Ndaj kësaj deklarate, reagoi ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili tha se po të pyetej ai, do ta largonte menjëherë ambasadorin zviceran.

Reagimet tani nuk kanë të ndaluar. Ndaj Lekajt në vazhdën e ambasadorëve të huaj, tani ka reaguar edhe ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert, i cili thotë se shteti i tij e mbështet ambasadorin e Zvicrës dhe se korrupsioni e nepotizmi janë plagë për Kosovën.

Ai shkroi në Twitter se korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën.

“Ambasada e Francës mbështet plotësisht Ambasadorin e Zvicrës. Korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën”, ka shkruar Chabert.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit