Edhe dy raste me koronavirus në Kosovë, shkon në 63 numri i të infektuarve

Mos i humb

Instituti i Shëndetit Publike ka njoftuar se edhe dy raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë.

“Sot me 24.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar katërdhjetë e dy (42) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, si dhe rasteve të shtrira në Klinikën Infektive.

Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, dy (2) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.

Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe, përcjell lajmi.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit