Edhe ky shtet europian do ta mbështes FSK-në

Mos i humb

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha priti në një vizitë zyrtare me ceremoni ushtarake ministren e Mbrojtjes së Francës, Genevieve Darrieussecq.

Ministri Berisha së bashku me ministren e Francës, kryesuan edhe takimin e përbashkët të dy delegacioneve, ku biseduan për bashkëpunimin e dyanshëm në mes të Kosovës dhe Francës, MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Francës si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë në Kosovë, rajon  dhe  më gjerë.

Berisha e falënderoi ministren Darrieussecq për bashkëpunimin dhe për ndihmën që Franca ka dhënë dhe po jep për Kosovën,  dhe më pas  e njoftoi  mbi zhvillimet e përgjithshme në Ministri dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me theks të veçantë për  integrimin e gjinisë femërore dhe të komunitetit joshumicë në FSK, si  dhe për gatishmërinë e FSK-së që të kontribuoj për paqen dhe sigurinë kudo që ka nevojë, në mënyrë që Kosova të jetë kontribuuese e paqes dhe sigurisë.

Gjithashtu, ministri Berisha i shprehu ministres të Mbrojtjes,  interesimin për akademitë dhe shkollat ushtarake franceze, me qëllim të shkollimit dhe trajnimit të oficerëve dhe ushtarëve tanë atje.

Ai po ashtu shprehu dëshirën për arritjen e një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes,  në të cilin do të konkretizoheshin aktivitetet e përbashkëta.

Ministrja Darrieussecq ndër të tjera tha se “ rajoni i Ballkanit vazhdon të jetë i rëndësishëm për Francën, dhe në vazhdimësi jemi krenarë që kemi kontribuar për vendin tuaj. Franca është e kënaqur me të arriturat e vendit tuaj për të ecur përpara.  Bashkëpunimi ndërmjet nesh do të vazhdojë të intensifikohet në të ardhmen. Atasheu ushtarak i sapo akredituar për Kosovën do të jetë urë lidhëse ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Francës dhe Ministrisë së FSK-së”.

Në fund, të dy ministrat u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit dhe mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes për të dyja vendet./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit