Edhe ky shtet përkrahë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Mos i humb

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot në Vjenë, Michael Linhart, Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë Federale për Çështjet europiane, Integrim dhe Punët e Jashtme të Austrisë, me të cilin ka diskutuar rreth të arriturave dhe sfidave të integrimit.

Ministrja kërkoi mbështetje për procesin integrues, pasi në korrik, Austria synon të marrë kryesimin e Presidencës dhe mund të bëj më shumë për Kosovën, por gjithashtu edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Austria, theksoi Ministrja Hoxha, është mbështetëse e fuqishme e Kosovës në proceset që ka kaluar, duke shprehur dhe mirëpritur, përkrahjen për Kosovën në procesin integrues, thuhet në njoftimin e dërguar nga Ministrja e Integrimit.

“Presim edhe më tej të mbështetni procesin integrues të Kosovës dhe Ballkanit perëndimor brenda Bashkimit Evropian, tashmë Kosova trajtohet e barabartë me të gjitha vendet tjera të Ballkanit. Kosova pret që ky trajtim të bëhet edhe më konkret edhe me lëvizjen e lirë që qytetarët tanë duhet ta gëzojnë së shpejti”, theksoi  Hoxha, duke theksuar se liberalizimi i vizave është prioritet i shpejtë ndërsa procesi integrues synimi ynë përfundimtar.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm,  Lenhart, theksoi se Kosova si pjesë e Ballkanit perëndimor, është brenda procesit integrues dhe planeve për zgjerim të Bashkimit Europian, duke kërkuar që Kosova të avancojë në procesin e reformave sipas Agjendës Evropiane, reformat ekonomike si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit