Edhe në Instagram tani mund të shkarkoni të dhënat!

Mos i humb

Tani edhe në Instagram mund të shkarkoni të gjithë të dhënat që ju keni shpërndarë.

Mjafton të regjistroni adresën tuaj të postës elektronike dhe Instagram do t’ju dërgojë një kopje të “fotove, komenteve, informacioneve të profilit dhe shumë më tepër”, edhe pse rrjeti social thekson se mund të nevojitet deri në 48 orë për të mbledhur dhe dërguar të dhënat.

Opsioni është i disponueshëm vetëm në internet për momentin, por do të jetë i aksesueshëm edhe për përdoruesit e iOS dhe Android së shpejti.

Është e ngjashme me opsionin që Facebook ka prezantuar prej shumë kohës për aplikacion dhe internet./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit