Edhe në Kubë mbahen zgjedhjet parlamentare

Mos i humb

Qytetarët në Kubë votojnë sot për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit, pak para zgjedhjeve presidenciale, të cilat mbahen muajin tjetër në këtë shtet, pas gati gjashtë dekadave. Shumica e kandidatëve që garojnë për një ulëse në Asamblenë Kombëtare janë anëtarë të Partisë së fuqishme Komuniste.

Më shumë se gjysma e kandidatëve janë gra. Anëtarët e Asamblesë së re do të zgjedhin në prill 31 anëtarët e rinj të Këshillit të Shtetit, udhëheqësi i të cilit do të emërohet menjëherë president i Kubës.

Raulo Castro ka njoftuar se ai nuk do të prezantohet për një tjetër mandat presidencial. Ndonëse 86 vjeçari pritet të mbajë drejtimin e Partisë Komuniste.

Nën-presidenti, Miguel Diaz-Canel, pritet të jetë presidenti i rradhës. Raul Castro ka udhëhequr vendin nga viti 2006. Ai ka drejtuar Kubën, pas vëllait të tij Fidel Castro, i cili ka qenë në pozitën e presidentit nga Revolucioni i vitit 1959

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit