Edhe një arsye më shumë për të pirë kafe në mëngjes, zvogëlon mundësinë e zhvillimit të diabetit!

Mos i humb

Pirja e tre ose katër filaxhan kafeje çdo ditë zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, sipas një studimi të ri shkencor.

Në studim u përfshinë rreth 1.2 milionë njerëz dhe u drejtua nga studiues në Institutin për Informacione Shkencore mbi Kafene (ISIC), që u krijua në vitin 1990.

Mattias Carlström, autor kryesor, zbuloi se efekti ishte pak më i madh tek gratë sesa tek meshkujt.

Sipas hulumtive u arrit në përfundimin se pirja e 3 filaxhan kafeje në ditë u shoqërua me një ulje të rrezikut të diabetit të tipit 2 deri në 27%.

Rreziku i zhvillimit të diabetit të tipit 2 ra deri në 7% me çdo filxhan shtesë të kafesë të konsumuar.

Ekspresi dhe kapucinot janë të dobishme megjithatë përdorimi i sheqerit nuk këshillohet nga ekspertët./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit