Edhe një fabrikë Zvicerane e mishit është prekur nga Covid-19

Mos i humb

Përhapja e koronavirusit në disa fabrika gjermane të mishit ka qenë në titujt e mediave për ditë të tëra.

Por, një gjë që dihej pak deri më tani është se një përhapje e tillë, ndonëse në dimensione më të vogla, ka ndodhur edhe në Zvicër, shkruan “SonntagsZeitung”.

Shumë punonjës të një fabrike zvicerane të mishit kishin rezultuar pozitivisht në testimet e bëra për koronavirus.

Në industrinë për përpunimin e mishit, “Reber” që i përket kompanisë “Ernst Sutter AG” në Langnau I.E., në fillim të majit, 16 nga 210 punonjësit ishin infektuar me virus, raporton gazeta.

Sipas sqarimeve fillestare, ata ishin infektuar jashtë kompanisë.

Si masë paraprake, edhe gjashtë persona të tjerë ishin detyruar të karantinoheshin.

Prodhimi në këtë fabrikë nuk është prekur asnjëherë, sipas kompanisë.

Ndërkohë, të gjithë të infektuarit janë shëruar dhe janë kthyer në punë.

Asnjë rast i ri nuk është gjetur që atëherë.

Kantoni i Bernës asokohe kishte regjistruar rastet, por nuk kishte vërejtur se të gjithë të prekurit kishin punuar në të njëjtën kompani.

Ernst Sutter AG punëson numër të madh punëtorësh nga Evropa Lindore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit