Edhe një tjetër defekt tek iPhone X

Mos i humb

Disa përdorues të Iphone X, kanë raportuar se ekrani i aparatit të tyre, kërkon rreth 10 sekonda për të treguar se kush po kryen një thirrje telefonike edhe pse ndërkohë telefoni vibron si dhe zilja bie.

Ky problem e bën të vështirë për telefonin që të përmbushë një nga funksionet e tij primare, që është ti përgjigjesh një thirrjeje. Ekrani nuk u lejon përdoruesëve të përdorin funksionin swipe, në mënyrë që ti pergjigjen thirrjeve.

Duke i hedhur pak sytë nga forumi i suportit te Apple, tregon se përdoures të tjerë kanë të njëjtin problem.

“Sa herë që një thirrje vjen në Iphone X, ekrani nuk ndizet, bie zilja por ekrani ndizet vetëm pas 5 ose 6 sekondash” shkruan një përdorues i habitur.

“Kur vjen një thirrje në Iphone X, telefoni vibron, thirrja bie por ekrani nuk jep asnjë shenjë” thotë një tjetër përdorues.

Apple tha se ‘’do të ndjekë këto raportime”.

Ky problem është një tjetër turpërim për Apple, firma e cila ka justifikuar çmimin e ekzagjeruar prej $1,000, me opsione futuristike si njohja e fytyrës apo kamera e avancuar si dhe ekrani OLED.

Por telefoni është i mbushur me probleme dhe Apple madje nxori edhe një rregullim për software, për aparatet të cilat nuk punonin në temperatura të ulëta. Gjithashtu një numer aparatesh rezultuan të kishin një vizë jeshile e cila shfaqej në anë të ekranit.

Raportimet tregojnë se Apple ka prerë prodhimet për Iphone X, duke planifikuar të prodhojë vetëm 20 milionë njësi në çerekun e parë të vitit 2018. Kjo tregon se telefonat nuk po shesin mirë edhe pse çmimi i lartë i vendosur nga kompania po sjell fitime./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit