Edukata në timon, “dora e hekurt” e Rilindjes pa efekt: rriten ndëshkimet, rriten shkeljet

Mos i humb

Edhe pse më ardhjen e Rilindjes në pushtet, dora e shtetit është ndjerë më tepër në timon, drejtuesit e automjeteve vijojnë të shpërfillin atë.

Natën e të shtunës u hoqën 9 patenta për shpejtësi deri dyfish mbi normat e lejuara, ndërkohë që pati dhe 5 të arrestuar që ngisnin automjetet duke qenë nën efekt alkoli.

Gjithsej në fundjave, ka patur 32 heqje patentash. Këto janë informacione që u përkasin akseve me qarkullim të madh automjetesh.

Dhe paçka këtyre masave drastike, treguesit e shkeljeve të kodit rrugor vijojnë të jenë në rritje, çka e ka vënë dhe në vështirësi policinë.

Po ndodh kjo nën një qeverisje që startoi me rripin e sigurimit, e madje deri dhe me kutinë e ndihmës së shpejtë, por dhe pas 5 vitesh nuk po arrin të disiplinojnë masën e atyre që janë në timon. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit