Ef. Bedriu, Hoxhë dhe shkrimtar me disa dhjetëra libra të botuara dhe …!

Mos i humb

Bisedë rasti, me Mulla Mr Bedri Halili Në vend të portretit të njeriut që lë gjurmë në krijimtari letrare por edhe në mësim/besimin Islam. Mr. ef. Bedri Halimi i takon gjeneratës së re intelektuale i përgatitur për Hoxhë.

Shkruan Cenë Pushkolli:

Që nga përfundimi i shkollimit në lindje të afërt, Mulla Bedriu është kthyer në Kosovë për të shërbyer si hoxhë. Ai falë zotësive që Zoti i Madhërishëm e ka pajisur, këtë zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës kishin dëgjuar për këtë dhe menjëherë në të kthyer nga shkollimi e kanë pranuar në marrëdhënie të rregullt të punës në Vushtrri. Që nga dita e parë e punës së tij përpara xhematit të Vushtrrisë ai nuk iu ka frikësuar sfidave të kohës derisa Kosova ka qenë nën okupimin sllavo/komunist

Mr. ef. Mulla Bedri Halili, autor i dyzet e sa librave

Në të gjitha periudhat Kosova ka pasur hoxhallar që kanë kontribuar paralelisht në ngritjen e vetëdijes kombëtare tek xhemati siç porositë Zoti i Madhërishëm në Kuranin e Shenjtë, por hoxhë Bedriu epër xhematin e vetë është kujdesur edhe në frymën e “pasurimi shpirtëror“ përmes mësim/besimit islam. Mr. ef.  Bedri Halili nga Dubovci i Vushtrrisë është në të “njëjtat binar” sikur edhe paraardhësit e tij. Për dallim nga shumica e atyre, Mulla Bedriu merret edhe me shkrime, ai deri sot ka botuar rrethe 40  libra zhanresh të ndryshme, letrare, historike dhe fetare. E veçanta e Mulla Bedriut është ajo që ne mesin e “xhematit që ka” në xhamin ku ai shërben si imam nuk lejon fraksione në mesin e “xhematit”, fjala është te xhemati që frekuentojnë në xhamin e tij. Për këtë Mulla Bedriu thot: Kjo çështje është në harmoni me Kushtetutën e Bashkësisë Islame të Kosovës, unë atë e zbatojë në praktik, fatmirësisht për këtë e kam përkrahjen edhe të pjesës më të madhe të xhematit që frekuentojnë në xhamin time, kështu që zbatimi i Kushtetutës së BIK-ut për mua dhe për xhematin e xhamisë ku unë jam imam është më i lehtë.

Xhemati duke përcjellur ligjëratat e ef. Bedriut

Hoxhë Bedri Halili është i lindur më 1971 në fshatin Dubovc komuna e Vushtrrisë, shkollën fillore e ka kryer në fshat, të mesmen medresenë “Alauddin” në Prishtinë. Më pastaj Bedriu ka vijuar mësimet/studimet në fakultetin teologjik në Damask të Sirisë. Atë e ka përfunduar me sukses shumë të mirë. Në të kthyer siç tham më sipër është punësuar në Bashkësin Islame të Kosovës. Gjatë punës, si imam dhe si “mësues feje” ka mësuar fëmijët dhe jo vetëm fëmijët për mësim/besim si edhe shkronjat arabe.   Krahas punës ai ka kryer edhe magjistraturën në shkencat ekonomike, dhe vazhdon studimet për doktoranturë në shkencat juridike.  Puna e tij si imam në xhaminë “Shejh Zaid” në Vushtrri që nga viti 1999 e deri më sot ka pasur sfida nga më të ndryshmet. Deri tashti mulla Bedriu ka mësuar mësim/besim mbi 5800 nxënës dhe nxënëse të moshave të ndryshme, rrethe 780 prej tyre kanë mësuar të lexojnë Kur’anin Fisnik me shkronja të alfabetit arab, nga këta vijues të kursit të mësim/besimit dhe të leximit të kuranit janë rrethe 15 të moshuar, mbi 60 vjeç, që kanë mësuar lexim në Kur’anin famëlartë në gjuhën arabe. Veçanërisht duhet theksuar thotë, Mulla Bedriu  një plak i moshës 71 vjeç  pa ditur shkrim dhe lexim në gjuhën  shqipe ka mësuar të lexojë Kur’anin në gjuhën arabe, dhe sot ai lexon në ditë mbi 100 faqe nga Kur’ani i Shenjtë. Nga kjo xhami rrethe 25 nxënës kanë shkuar në medresetë vendore dhe jashtë vendit  për të mësuar më tutje, falë mësimeve që i kanë marrë tek Mulla Bedriu. Mulla Bedriu krahas punës si imam dhe si ligjërues i mësim/besimit në xhamin e tij, ai ka shkruar rrethë 40 libra, ndërkaq është recensent i 10 librave të tjerë. Mulla Bedriu gjatë angazhimeve të tije ai ka marrë pjesë në mbi 3000 pajtesa (ngatërresa të ndryshme e shkurorëzime) të llojeve të ndryshme. Bie fjala gjatë luftës së vitit në batalionet e UÇK-së të zonës së Drenicës ka qenë si këshilltar i ushtarëve, ai atyre u ka folur për rendësin e luftës për atdhe dhe se ushtari që lufton për atdhe ka “Gradë dëshmori”, kështu që ky premtim i zitit të madhëruar është një stimulim i pashoq për të luftuar me shkaun apo me këdo tjetër kur është atdheu në pyetje. Prandaj kishte thënë Mulla Bedriu duke pasur parasysh këtë motiv, të jeni të bindur  të  duke i bindur se shqiptarët kudo që janë do të triumfojnë ngase atyre tash e qindra vite kjanë duke iu bërë padrejtësi të mëdha. Gjatë luftës mulla Bedriu ka ndihmuar ushtarët e Emirateve të Bashkuara që kanë vepruar në (n’kuadër të KFOR-in) qytetin e Vushtrrisë duke i ndihmuar popullit në rindërtimin dhe ndërtimin e shtëpive të tyre që i kishte djegur dhe rënuar shkau me qellim të frikësimit të popullatës vetëm e vetëm që të shpërngulën si dikur që janë shpërngulur paraardhësit tanë nga Sanxhaku i Nishit e i Vranjës, thotë Mulla Bedriu.

Vajzat e djem duke ndjekur mësimet nga imami Halili

Duhet thënë edhe këtë për Mulla Bedriun, ai në librat e tij ka folur për problemet aktuale të shqiptarëve në përgjithësi e të muslimanëve në veçanti, si ato; fetare, politike, ekonomike, ushtarake, historike, atdhetare etj.

Interesimi për ligjërata të ef. bedriut nga ana e nxënësve

Në fund Mulla Bedriu për lexuesit e Agjensionit tonë të lajmeve tha, pos tjerash: Nuk është rastësisht urdhëresa e parë e zitit të madhërishëm për të lexuar, për të mësuar, duke qenë se jamë përcjellës i mësimeve të Dërguarit tonë të fundit Muhamet Mustafas,(s.a.v.s.) paqja dhe Mësishia e Zotit të Madhëruar qoftë mbi te dhe familjen e pastër të tij dhe të gjithë atyre q e ndjekin shembullin e tij, ju përshëndes me lutje që të mos i ndaheni mësimit, sepse mësimi na bënë të fortë, të dijshëm, të kulturuar dhe njerëz humanist, e pra mbetshmi me të mira, tha  për fund Mulla Bedri Halili.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit