Efektet Anësore të Përdorimit të Tepruar të Hekurit

Mos i humb

SpaceX shtyn fluturimin historik drejt hapësirës për shkak të motit të keq

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine konfirmoi në Twitter se lançimi është shtyrë për të shtunën, duke theksuar se "siguria e anëtarëve tanë...

Brazil: Numri i rasteve është rritur në 374.898, me 11.687 të infektuar të rinj të konfirmuar

Brazili konfirmoi 807 të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë e...

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31...

Trump: Rihapni shkollat ​​sa më shpejt të jetë e mundur

“Shkollat ​​në vendin tonë duhet të rihapen sa më shpejt që të jetë e mundur”. Kjo është ajo që shkroi Presidenti Amerikan...

Myku, në rrethana normale, konsiderohet si pjesë normale e florës bakteriale në organizmin e njeriut. Megjithatë, në rrethana të caktuara, ai mund t’i çelë rrugën infeksioneve të ndryshme që ndikojnë në imunitet. Infeksionet mund të shfaqen në zona të ndryshme të trupit duke u manifestuar me simptoma të një intensiteti mesatar ose të rrezikshëm.

Kjo tendencë e rrezikshme e mykut mund të nxitet edhe nga mungesa e ushqyesve të caktuar në organizëm siç është hekuri. Ky mineral është thelbësor për jetën njerëzore. Ai është përbërës i rëndësishëm i rruazave të kuqe të gjakut që transportojnë oksigjen në të gjithë organizmin. Në varësi të moshës dhe shëndetit, trupi i njeriut ka nevojë për 7 deri në 27 miligramë hekur në ditë. Atë mund ta gjejmë tek mishi i kuq, ai i shpendëve, legumet, barishtet, perimet dhe drithërat e plota.

Roli i Hekurit Në Infeksionet Mykotike
Roli i hekurit në infeksionet mykotike apo të candidës është pak kompleks. Në kushte laboratorike hekuri përmirëson imunitetin dhe e bën infeksionin më të brishtë dhe më të shkatërrueshëm nga medikamentet. Në të njëjtën kohë, hekuri ndikon tek myku dhe bakteret duke i bërë ato më të afta të pushtojnë qelizat.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore “PLOS Pathogens” paralajmëron se njerëzit që marrin suplementë të hekurit për të trajtuar aneminë, kanë një rrezik të shtuar ndaj infeksioneve mykotike. Kjo shpjegohet se myku dhe candida kanë nevojë për hekur të lirë që të pushtojnë qelizat. Por, pështyma, lotët dhe organet gjenitale përmbajnë një proteinë që njihet si laktoferrinë e cila lidhet me hekurin që të parandalojë infeksionet. Nga ana tjetër anemikët kanë nivele të ulëta të proteinës laktoferrinë dhe janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të tilla.

Efektet Anësore të Përdorimit të Tepruar të Hekurit
Dozat e tepërta të suplementëve të hekurit mund të shkaktojnë shqetësime të stomakut, diare dhe urth. Si pasojë e tepricës së hekurit, njeriu mund të rrezikohet jo vetëm nga sëmundja e diabetit por edhe dëmtimi i mëlçisë. Për më tepër, suplementë të tillë mund të ndërhyjnë në efikasitetin e disa barnave kundër dhimbjeve, aciditetit dhe antibiotikëve./AgroWeb

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me...

Koronavirusi, Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë për shkak të krizës së krijuar...

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e...