Efendi Saqipi: Ideja e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh është më e arsyeshme për një finale të bisedimeve shqiptaro-serbe në Bruksel

Mos i humb

Efendi Nexhmedin Saqipi, në një intervistë për Kosova Post, flet për idenë e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë, ndërsa thotë, se ideja është keqkuptuar dhe se është rezultat i shantazheve nga qarqe të ndryshme për ta mbajtur gjendjen politike ashtu siç është në stilin e “staus quo”. Për më tepër ai thekson se me korrigjim të kufijve relaksohen zonat kufitare shqiptare këndej e matanë kufirit me Kosovën. Efendi Saqipi, shprehet se është, pro idesë së Thaçi, dhe se jetësimi i saj do të zgjidhete problemin e  quajtur Luginë e Preshevës. Ndërsa, lidhur me kundërshtimin e idesë së Thaçit për korrigjim kufijsh, nga ana e klrikurt katolik, Dom Lush Gjergji, efendi Saqipi, thotë se Dom Lush Gjergji dhe gjithë ata që e pengojnë këtë ide për korrigjimin e kufijve, së shpejti do ta kuptojnë se për momentin nuk ka tjetër alternativë. Pra, ideja e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh është më i kapshëm dhe më i arsyeshëm për një proces final të bisedimeve shqiptaro-serbe në Bruksel.

Intervistoi: Albana Hajdari

KosovaPost: Saqip efendi, keni reaguar ndaj përplasjeve dhe zhurmën e bërë në Kosovë, Serbi, rreth idesë së presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve, derisa ju thoni se kjo është keqkuptuar. Si keni kuptuar ju idenë e korrigjimit te kufijve?

 Saqipi:  Po është e vërtetë se ka një keqkuptim rreth idesë së presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, përmes rrugës dialoguese të Brukselit. Ky keqkuptim vjen si rezultat i shantazhimeve nga qarqe të ndryshme për ta mbajtur gjendjen politike ashtu siç është në stilin e “staus quo”. Mendoj se me korrigjim të kufijve relaksohen zonat kufitare shqiptare këndej e matanë kufirit me Kosovën, kufij këto të ngritur mes shqiptarëve, që vetëm ne e dimë se sa telashe dalin prej tyre. Ejani e shihni se sa heqin banorët e Breznicës Komuna e Bujanocit (Lugina e Preshevës) dhe ata të Karaçevës Komuna e Drdanës, dikur Kamenicës (Kosovë) dhe shumë zona të tjera shqiptare të ndara padrejtësisht mes veti. Këta kufij në mes shqiptarëve, të ngritur pa dëshirën e tyre,  munden të zgjidhen vetëm përmes korrigjimit. Ndonëse propozimi i presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh me të cilin parasheh bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, nuk po pritet mirë nga disa qarqe politike në Prishtinë e Beograd, tjetër opsion më serioz për momentin nuk ka, e që ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve në aspektin pozitiv. Kur themi kështu kemi parasysh se opsionet e tjera për ndarje, shkëmbim, reciprocitet etj, janë të stilit si “lojërat pa kufij”, po del se ideja e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh është më i kapshëm dhe më i arsyeshëm për një proces final të bisedimeve shqiptaro-serbe në Bruksel.

KosovaPost: A jeni ju, pro idesë së Thaçit për korrigjim kufijsh, dhe Presheva e Bujanovci e Medvegja t’i bashkohen Kosovës?

Saqipi:  Natyrisht se jam, bile në këtë drejtim, këto ditë,  kam botuar librin publicistik me opinione për Luginën e Preshevës dhe një kapitull ia kam kushtuar idesë së përfolur rreth korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.  Nëpër këto opinione kam dhënë sqarimin se me korrigjim nuk mund të rrezikohet Kosova e as pjesa e saj lindore, Lugina e Preshevës, ide kjo e cila po kundërshtohet nga disa qarqe vendore, por jo edhe ato ndërkombëtare. Unë e kam shfaqur publikisht edhe më herët në mjetet e informimit se jam “pro” idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve, përmes së cilës shoh edhe zgjidhjen e problemit të quajtur Luginë e Preshevës.

Kosova Post: Kundër korrigjimit të kufijve ka dalë edhe kleriku, kreu i Kishës Katolike Dom Lush Gjergji, si e komentoni këtë kundërshtim?

Saqipi: Nuk kam dëshirë të polemizoj me kreun e Kishës katolike e as me kreun e Kishës pravosllave rreth këtyre problemeve politike, ngase misioni ynë fetar nuk lejon ndarjen e popujve me kufij fizik e shpirtëror, e mjerisht po gjenden klerikë fetarë, të cilët shantazhohen e manipulohen nga struktura shtetërore për qëllime të ngushta politike. Se sa e ka të drejtë kundërshtimi i Dom Lush Gjergjit dhe gjithë ata që e pengojnë këtë ide për korrigjimin e kufijve, së shpejti do ta kuptojnë dhe do të binden se për momentin nuk ka tjetër alternativë, po nëse kanë, le ta ofrojnë e mos të qëndrojnë në një vend pa lëvizur nga ky ngërç politik dhe kolaps ekonomik.

Kosova Post: A duhet vërtet që Lugina të trajtohet në Bruksel, për bashkim me Kosovën, apo për të arritur marrëveshje që këto komuna me shqiptarë të kenë të drejtat e garantuara, sikur serbët e Kosovës?

Saqipi:  Çështja e Luginës së Preshevës, duhet të vendoset në tavolinën e bisedimeve në Bruksel. Për këtë edhe këshilltarët shqiptarë në Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjë, në tetor të këtij viti, kanë miratuar një deklaratë me të cilën kërkojnë, që në proceset e negocimit shqiptaro-serb, të gjendet edhe Lugina e Preshevës. Me Beogradin jemi ka bisedojmë me vite të tëra, por të drejtat të garantuara edhe me Kushtetutën serbe dhe të përkrahura nga konventat ndërkombëtare, po mohohen dhe shkelen pandërprerë dhe sistematikisht. Ne nuk mund të presim edhe një Bruksel tjetër, për t’i zgjidhur problemet tona, ndonëse kemi kërkuar vazhdimit të jemi pjesë të këtyre proceseve, të cilat edhe i kemi arsyetuar, qoftë me referendum, qoftë dhe me luftë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit