Egjipt, arrestohet ish-ministri që shërbeu në kohën e Mursit

Mos i humb

Forcat egjiptiane të sigurisë kanë arrestuar Ahmed Suleiman, ish-ministrin e Drejtësisë që shërbeu gjatë mandatit të presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhamed Mursi.

Sipas gazetës egjiptiane Al-Ahram, organi zyrtar mediatik, Prokurori i Sigurisë Kombëtare ka caktuar 15 ditë paraburgim për ish-ministrin Suleiman.

Siç raportohet nga gazeta, Suleiman është arrestuar në kuadër të një hetimi të gjatë të prokurorisë, ndërsa atij i janë ngarkuar akuzat “anëtarësim në organizatë ilegale, kërcënim i sigurisë së shtetit dhe për komunikim me subjekte kundër shtetit me qëllim të dëmtimit të interesave të vendit”.

Lajmi për arrestimin e ish-ministrit Suleiman u bë i ditur dje nga opozita, por nuk u dhanë detaje në lidhje me zhvillimin.

Suleiman u emërua në pozitën e ministrit të Drejtësisë në maj të vitit 2013 nga ana e presidentit të atëhershëm Muhamed Mursi, ndërsa dha dorëheqje në shenjë reagimi ndaj përmbysjes së Mursit përmes puçit ushtarak më 3 korrik të atij viti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit