Egjipt, gjykata konfirmon dënimin me 15 vjet burg për aktivistin Ahmed Douma

Mos i humb

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve (MENA), Gjykata Nakd ka aprovuar dënimin e aktivistit Ahmed Douma, i cili u akuzua për protestat të njohura në media si ngjarjet e kryeministrisë.

Sipas ligjit egjiptian, presidenti i vendit tani është autoriteti i vetëm për anulimin, lehtësimin ose faljen e vendimit në fjalë, i cili është mbyllur më për procedim të mëtejshëm.

Pasi Këshilli Ushtarak në Egjipt caktoi Kamal Ganzourin të formonte qeverinë në dhjetor të vitit 2011, ndodhën protesta dhe përçarje midis aktivistëve revolucionarë që kundërshtuan vendimin e forcave të sigurisë që ndërhynë në demonstrata. Pas kësaj, prokuroria përgatiti një aktakuzë kundër 269 personave për shkak të ngjarjeve të dhunshme para ndërtesës së kryeministrisë më 16 dhjetor 2011.

Douma, i cili u arrestua në dhjetor 2013, u dënua me tre vjet burg për kundërshtimin e “Ligjit të Protestës”, ndërsa Gjykata Supreme e kishte aprovuar vendimin.

Një proces tjetër gjyqësor u ngrit kundër Doumas me akuzën e “fyerjes së gjyqësorit”. Në këtë rast, gjykata e dënoi atë me tre vjet burg më 9 nëntor 2014. Megjithatë, Gjykata e Apelit e rrëzoi këtë vendim më 25 maj 2017.

Douma, i njohur si aktivist politik revolucionar, u arrestua 18 herë në total gjatë periudhës së presidentit të rrëzuar, Hosni Mubarak, dhe Këshillit Ushtarak, i cili qeverisi vendin për një vit e gjysmë pas Revolucionit të 25 Janarit.

Douma njihet gjithashtu si një aktivist politik liberal që ka marrë pjesë si anëtar themelues në pothuajse të gjitha lëvizjet opozitare të krijuara që nga viti 2004 në Egjipt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit