Egjipt, humbin jetën 4 ushtarë gjatë operacioneve në Sinai

Mos i humb

Të paktën 4 ushtarë kanë humbur jetën, ndërsa janë neutralizuar 10 elemente të armatosura, gjatë operacionit “2018 Sinai” të ushtrisë egjiptiane kundër grupeve terroriste.

Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, koloneli Tamir er-Rifai, në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale, theksoi se në përleshjet e sotme në Sinain Verior kanë humbur jetën 4 ushtarë, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.

Ai duke treguar se në kuadër të operacioneve janë zhvilluar sulme ajrore në 6 pika dhe janë neutralizuar 10 elemente të armatosura, tha se gjithashtu janë asgjësuar dy autobomba të cilat në objektivë kishin njësitë ushtarake.

Sipas njoftimit të fundit, në kuadër të operacioneve në Gadishullin Sinai numri i ushtarëve të vdekur është rritur në 16, ndërsa elemente të armatosura të neutralizuara në 105.

Ushtria egjiptian më 9 shkurt me pjesëmarrjen e njësive tokësore, ajrore dhe detare kishte filluar operacionin “2018 Sinai” kundrejt elementeve terroriste në Gadishullin Sinai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit