Egjipt, Morsi dënohet me tre vjet burgim për “fyerje të gjyqësorit”

Mos i humb

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar ish-presidentin e Egjiptit, Mohamed Morsi dhe 19 të tjerë me tre vjet burgim për rastin “fyerje të gjyqësorit”, tha një burim gjyqësor.

Burimi, në kushte anonime tha se Gjykata Penale e Kajros poashtu vendosi gjobë prej 30.000 paund egjiptian (1.700 dollarë) për 5 të tjerë për “fyerjen e gjyqësorit dhe gjyqtarëve”. Burimi i njëjtë theksoi se vendimi mund të kundërshtohet në një gjykatë të nivelit të lartë.

Në shtator, gjykata më e lartë egjiptiane e apelit hodhi poshtë një apel nga Morsi kundër dënimit të tij me 25 vjet burgim, me pretendimin për spiunim për Katarin.

Në maj të këtij viti, emri i tij u vendos në një listë të terroristëve për një periudhë trevjeçare. Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë të lirë në Egjipt u rrëzua në një grusht shteti ushtarak në vitin 2013.

Që atëherë, autoritet egjiptiane kanë nisur një goditje të pamëshirshme ndaj mbështetësve të tij dhe grupit të tij Vëllazëria Muslimane, duke vrarë qindra dhe duke dërguar mijëra prapa hekurave./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit