Egjipt, zbulohet sarkofagu 30 ton; ç’të ketë brenda?

Mos i humb

Gjatë disa punimeve ndërtimore në Aleksandri të  Egjiptit, punëtorët hasën në një një sarkofag që më pas u vlerësua se peshon 30 ton.

Gazeta e Shtetit, Ahram raportoi se sarkofagu i bërë prej mermeri u gjet rastësisht gjatë ndërtimit të një godine.

Në lajmin se forcat e sigurisë dhe zyrtarë të tjerë u dërguan në vendngjarje, shtohet se sarkofagu nxorr në bashkëpunim me pjesëtarët e Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Antikiteteve.

Egjipti, një vend me trashëgimi të pasur kulturore, shpesh është një objektiv i gjuetarëve të thesarit, të cilat objekte të një rëndësie historike herë pas here arrijnë t’i kontrabandojnë përtej kufijve.

Vitin e kaluar, Ministria e Antikave njoftoi se 32,638 raste janë kontrabanduar jashtë vendit në 50 vitet e fundit.

Tashmë, nga gjetja e fundit, pritet me interes të shihet çfarë ka brenda sarkofagu me peshë të pazakontë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit