Egjipti mbyll kalimin kufitar me Gazën “deri në një njoftim tjetër”

Mos i humb

Autoritetet egjiptiane thuhet se kanë mbyllur kalimin kufitar Rafah, i cili lidh Rripin e Gazës me Gadishullin e Sinait të Egjiptit “deri në një njoftim tjetër”.

“Autoritetet egjiptiane na informuan se që nga e marta kalimi do të mbetet i mbyllur deri në një njoftim tjetër”, tha zyra palestineze e medias në vendkalimin kufitar.

Zyra palestineze nuk dha informacione se kur do të rihapet vendkalimi kufitar., ndërsa autoritetet egjiptiane ende nuk kanë konfirmuar mbylljen e terminalit kufitar.

Po të njëjtën ditë, sot, Izraeli mbylli kalimin kufitar Kerem Shalom vetëm për kalimin tregtar të Gazës, edhe atë për të gjitha mallrat përveç ushqimit dhe ilaçeve.

Javën e kaluar, Izraeli vendosi sanksione të reja ndaj Rripit të Gazës, përfshirë kufizimet në lëvizjen e mallrave dhe një reduktim të zonës jashtë brigjeve të Gazës, ku peshkatarët palestinezë lejohen të bëjnë tregtinë e tyre.

Sipas një deklarate të lëshuar nga ushtria izraelite, kalimi kufitar Kerem Shalom do të mbetet i mbyllur në përgjigje të “sulmeve të balonave zjarrvënës”.

Javët e fundit, aktivistët palesintezë po lëshojnë “balona zjarrvënës” mbi territorin izraelit, si pjesë e tubimeve të vazhdueshme përgjatë rrethojës së sigurisë.

Që nga fillimi i tubimeve më 30 mars, më shumë se 130 protestues palestinezë janë martirizuar dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga armë zjarri nga ushtria izraelite.

Protestuesit kërkojnë “të drejtën e kthimit” në shtëpitë dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugë shtetit të ri të Izraelit.

Ata gjithashtu kërkojnë t’i jepet fund bllokadës 11 vjeçare izraelite ndaj Rripit të Gazës, gjë e cila ka rrënuar ekonominë e territorit bregdetar dhe ka privuar afërsisht dy milionë banorë nga mallrat bazë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit