Egjipti thirrje për zgjidhje politike të krizës në Jemen

Mos i humb

Autoritetet në Egjipt kanë bërë thirrje për zgjidhje politike të krizës në Jemenin e përfshirë nga lufta.

Shefi i diplomacisë egjiptiane, Sameh Shoukry, në Kajro u takua me homologun e tij jemenas, Abdel Malek Al-Mekhlafi dhe theksoi se kriza në Jemen mund të zgjidhet vetëm përmes zgjidhjes politike.

“Nuk ekziston opsioni i zgjidhjes ushtarake në Jemen”, tha Shoukry në takim, thuhet në njoftimin nga kabineti i tij.

Një nga temat kryesore të takimit të Kajros ishte kërkimi i një shpërndarje të balancuar të pushtetit politik dhe të pushtetit tjetër në Jemen.

“Egjipti është i gatshëm të ofrojë çdo lloj mbështetjeje për të vendosur paqen dhe për të gjetur një zgjidhje politike për krizën në Jemen, ndërsa mbështesim përpjekjet e Kombeve të Bashkuara në këtë fushë,” tha Shoukry.

Jemeni gjendet në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë, e cila nga fundi i vitit 2014 u përshkallëzua në luftë civile./Rtv Islam/

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit