Ekip ushtarak-mjekësor nga Italia do të dërgohet në Kosovë në luftën kundër COVID-19

Mos i humb

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka biseduar përmes telefonit me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili ka konfirmuar se Italia do të dërgojë një ekip mjekësor ushtarak për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas një njoftimi zyrtar, Haradinaj Stublla i ka shprehur mirënjohjen e saj homologut italian për kontributin e Italisë në shtetndërtimin e Kosovës, si partner strategjik, veçanërisht në aspektin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend, përmes komandes së KFOR-it.

“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, ka thënë kryediplomatja e Kosovës.

Gjatë kësaj bisede është folur edhe për liberalizimin e vizave, me çrast Haradinaj Stublla ka kërkuar nga homologu i saj që Italia të vazhdojë të jetë zë përkrahës për të drejtën e Kosovës për lëvizjen pa viza.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit