Ekipi hulumtues turk arrin në Antarktidë

Mos i humb

Ekipi i katërt i ekspeditës polare të Turqisë mbërriti në Antarktidë për të zhvilluar kërkime shkencore, njoftoi sot ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank,  (AA).

Ekipi, i cili u nis nga Stambolli më 9 shkurt, do të kryejë studime për një muaj në ishullin Horseshoe, ku ishte vendosur një bazë e përkohshme turke e shkencës, tha Varank në një njoftim për media të lëshuar nga Ministria.

“Ekipi ynë me 24 anëtarë do të zhvillojë 15 projekte për tokën, jetën dhe shkencën detare”, tha ministri.

Ekipi arriti në Antarktidë përmes pikave të transferimit në Sao Paulo, Brazili dhe Santiago, Kili, tha ai.

Turqia filloi studimin e saj për Antarktidën në prill të vitit 2016, me ekspeditën e saj të tretë, e cila u mbulua nga AA, në shkurt të vitit 2019.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit