Ekipi turk do të ekzaminojë meteoritët në SHBA

Mos i humb

Studiuesit turq javën e ardhshme në NASA do të ekzaminojnë meteoritët e mbledhur gjatë ekspeditës në Antarktikë.

Mehmet Yeşiltaş ndihmës profesor në Universitetin Kırıkkale në Turqi, për Anadolu Agency (AA) tha se tre meteoritë do të ekzaminohen në Qendrën Hapësinore Johnson.

“Fillimisht, ne do të përgatisim ekzemplarë të ndryshëm duke prerë meteoritët në kushte të përshtatshme dhe me teknikat e duhura”, tha Yeşiltaş, duke shtuar se duke ekzaminuar këto ekzemplarë me teleskop, do të përcaktohet çfarë klase janë meteoritët, si dhe do të demonstrohen disa veti molekulare.

“Pas përcaktimit të klasës së meteoritëve, ne do t’u japim emra zyrtar dhe të përhershëm dhe do të aplikojmë për regjistrim në bazën ndërkombëtare të të dhënave të meteoritëve”, u shpreh ai.

Në muajin shkurt, një ekip turk udhëtoi në Antarktikë si pjesë e ekspeditës hulumtuese dhe kaloi 30 ditë në kontinentin e ngrirë.

Gjatë ekspeditës, AA ndoqi nga afër përpjekjet shkencore të ekipit në Antarktikë.

Në prill të vitit 2016, ekipi i parë turk i studiuesve ku përfshiheshin mjekë, botanistë, gjeologë dhe oqeanografë nga shtatë universitete, udhëtoi për në Antarktikë për të studiuar ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Antarktiku, kontinenti më i ftohtë në tokë, shërben si zonë për hulumtime shkencore që nga nënshkrimi i marrëveshjes së vitit 1959.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit