“Ekonomia drejt një stanjacioni të frikshëm”, ish deputeti paralajmëron, ja ç’po ndodh me kreditë

Mos i humb

Ish deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu paralajmëron se “rënia e kërkesës për kredi në nivelet më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2019 tregon që ekonomia jonë është drejt një stanjacioni të frikshëm”.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu tregon se “ekonomia jonë është në ditët më të zeza dhe çlirimi i saj nga kapja e një grupi kriminal siç është Rilindja është një emergjencë”.

Postimi i plotë:

Kërkesa për kredi është një nga treguesit bazë se si një ekonomi po ecën.

Rënia e kërkesës për kredi në nivelet më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2019 tregon që ekonomia jonë është drejt një stanjacioni të frikshëm.

Ajo është në linjë dhe na provon se nuk kemi rritje ekonomike, përkeqësim të kushteve të të bërit biznes, mungesën e investimeve të reja apo dhe zgjerimin e atyre ekzistuese, mungesën e politikave stimuluese fiskale.

Shqipëria është aktualisht vendi më pak atraktiv në rajon sa i takon investimeve.
Edhe sektori i nderimit, që duket se “lulëzoi” gjatë vitit 2019 ka dyshime të forta financimi nga para të pista.

Ekonomia jonë është në ditët më të zeza dhe çlirimi i saj nga kapja e një grupi kriminal siç është Rilindja është një emergjencë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit