Ballina Europa Ekonomia e Europës, ekspertët: Rritja tani ngadalësohet

Ekonomia e Europës, ekspertët: Rritja tani ngadalësohet

49
0

Ekonomia e Europës pati performancën më të mirë të saj në dekada të tëra, gjatë vitit 2017, e nuk do të ketë një të dytë si ai, të paktën në të ardhmen e afërt.

Rritja pritet të ngadalësohet në mënyrë dramatike këtë vit, ndërsa Europa përballet me barriera të reja tregtare, paqartësi në lidhje me “Brexit”-in dhe ndarje politike që dëmtojnë besimin në Eurozonë dhe i vendosin bankat nën stres.

“Koktejli i rreziqeve që vijnë nga jashtë ka qenë një burim shqetësimi në rritje”, thotë Florian Hense, ekonomist në bankën “Berenberg”.

Banka Qendrore Europiane vlerëson se rritja e Eurozonës do të ngadalësohet në 2 për qind këtë vit, krahasuar me 2.5 për qind në vitin 2017. Europa, që ka njohur një rritje më të shpejtë se Shtetet e Bashkuara vitet e fundit, tani po mbetet sërish prapa dhe biznesi po e ndien i pari acarin.

Një studim i publikuar ditët e fundit tregonte se, ekonomia e Eurozonës u rrit me ritmin më të ngadaltë në më shumë se dy vite, në tetor. Studimi sugjeron që konfliktet globale tregtare po reduktojnë kërkesën për eksporte europiane.

Banka Qendrore Europiane njoftoi të enjten se, të dhënat nuk ishin aq të zymta sa ajo të rimarrë në konsideratë rishikimin e planeve për të mbyllur programin e saj stimulues në dhjetor. Banka ka shtuar efektivisht 2.8 trilionë euro në ekonomi, që nga viti 2015, duke blerë bono qeveritare.

“Ky është një moment i dobët, por nuk është i mjaftueshëm që në të ndryshojmë skenarin bazë”, tha presidenti i BQE-së, Mario Draghi. “Ne po flasim për një moment të dobët, jo një kthim prapa”, shtoi ai./Top Channel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here