“Ekonomia e Turqisë pritet të rritet me 7 për qind në vitin 2017”

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar se pret që ekonomia turke të rritet me 7 për qind në vitin 2017.

Duke folur në një ceremoni shpërblimi në Dhomën e Tregtisë së Ankarasë, presidenti turk tha se “Nuk do të jetë befasi nëse ekonomia turke rritet me 7 për qind në vitin 2017. Ne arritëm nivelin 5.2 për qind të rritjes në dy tremujorët e parë. Ne presim norma më të larta në tremujorët e tretë dhe të katërt.”

Sipas Institutit Turk të Statistikave (TurkStat) ekonomia e Turqisë u zgjerua përtej parashikimeve në tremujorin e parë (5.2 për qind) dhe tremujorin e dytë (5.1 për qind) të këtij viti.

Presidenti i Republikës së Turqisë më pas paralajmëroi se deri në ditëlindjen e 100-të të Republikës, respektivisht deri në vitin 2030, në Turqi do të hapen 65 zona të reja industriale në të cilat do të hapen një milion vende pune shtesë.

“Momentalisht kemi rreth 800 qendra për hulumtime dhe zhvillim, ku deri në fund të vitit të ardhshëm këtë numër do ta rrisim në 1.200 dhe në këtë mënyrë do të kontribuojmë cilësinë e punësimit”, theksoi Erdogan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit