Ekrem Mustafa zyrtarisht merr postin e ministrit të Brendshëm

Mos i humb

Ekrem Mustafa është emëruar sot zyrtarisht në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme.

Pas këtij vendimi, është bërë edhe pranim-dorëzimi i postit të ministrit të Brendshëm, ku Bejtush Gashi ka liruar këtë post.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Me këtë rast, ish-ministri Bejtush Gashi i ka uruar Mustafa detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Emërimi i ministrit të ri, erdhi pasi kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kërkuar dje nga kryeministri që të emëroj Mustafën në këtë detyrë.

Ndryshe, Mustafa është ministri i tretë që emërohet në krye të kësaj ministrie, në Qeverinë Haradinaj./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit