Ekrem Simnica vëllëzërve mulsimanë në diasporë, Urime Ramazanin!

Mos i humb

Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit Drejtoria për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës ka uruar të gjithë bashkëatdhetarët muslimanë në diasporë.

Me anë të një telegrami Urimi vetë Drejtori për Diasporën pranë BIK- ut z. Ekrem Simnica i ka uruar të gjithë drejtuesit e Bashkësive Islame Shqiptare dhe Unioneve të Bashkësive Islame Shqiptare në Diasporë, imamët e nderuar, drejtuesit e xhamive (Qendrave) dhe gjithë besimtarëve muslimanë për një agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Telegrami i Urimit

Bashkësia Islame e Kosovës

Drejtoria për Diasporë 

Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit 2018, në emër të Kryesisë së BIK, në emrin e myftiut Tërnava dhe në emrin tim personal, Ju urojmë e përgëzojmë muajin e Madhërishëm të Ramazanit, të gjithë drejtuesve të Bashkësive Islame Shqiptare dhe Unioneve të Bashkësive Islame Shqiptare në Diasporë, imamëve të nderuar, drejtuesve të xhamive (Qendrave) dhe gjithë besimtarëve Islam duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar tek Zoti.

Agjërimi i muajit të Ramazanit është një ibadet që bartë në vetë urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën,unitetin, tolerancën e mirëkuptimin ndërnjerëzor.

Bashkatdhetarë të nderuar, në këtë muaj të madhëruar, të mëshirës e solidaritetit, të fisnikërimit e bujarisë edhe pse larg familjes e farefisit, lusim Allahun xh.sh. që t’ua bëjë sa më të lehtë agjërimin e Ramazanit.

Me fat e me hajër Muaji i Ramazanit!

Drejtori,

Ekrem Simnica

Rtv Islam

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit