Ekskluzive: Ky do të jetë emri që do të zëvendësoi kryeshefin e shkarkuar nga Rikallo

Mos i humb

Në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në vend të kryeshefit ekzekutiv Elhami Hajdarit nga e hëna do të vie dikush tjetër. Kosova Post nga burime të saj merr vesh se pas suspendimit të kryeshefit Hajdari, ushtrues detyre në ketë agjencion do të jetë Ekrem Gjokaj i cili deri me tani ka qenë Drejtori i Departamentit për Analiza Ekonomike në Ministri të Bujqësisë.

Ndryshe, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural, Nenad Rikallo para pak ditësh ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Elhami Hajdari, me arsyetimin se vendimi  për shkarkim erdhi pas shumë ankesave dhe padive të fermerëve./ Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit