EKSKLUZIVE/Pjesë e “pazarit” PSD – Qeveri, edhe 3 milionë euro për “Rrugën A” në Prishtinë

Mos i humb

Gradualisht zbardhen detaje të tjera të marrëveshjes midis PSD-së së Shpend Ahmetit dhe Qeverisë Haradinaj.

Nuk është vetëm Dardan Molliqaj ai i cili ka parashtruar kërsa për investime milionëshe në ë Draft-Raportin me amandamente lidhur me ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Bashkëpartiaku i tij Dardan Sejdiu, në amandamentin 90, ka parashtruar kërkesën për investime prej 3 milionë eurosh në Komunën e Prishtinës.

Në një dokument të cilin e ka siguruar KosovaPost, në Tabelën 3.2 – Projektet Kapitale për Nivelin Qendror-, nga Sejdiu është kërkuar që Ministria e Infrastrukturës të ndahen 3,000.000.00 Euro për nisjen e ndërtimit të Rrugës A, në Komunën e Prishtinës.

Me ndërtimin e kësaj rruge do të bëhet lidhja e lagjes së Spitalit dhe lagjes Kalabria, do ndikohet në shkarkimin e trafikut në qytet por edhe do të mundësohet vazhdimi i “Rrugës B”, me ç’rast do të përfundohet një pjesë e rëndësishme e infrastrukturës rrugore në Prishtinë.

Në një takim me ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekajn, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e kishte falenderuar atë për mbështetjen dhe pati theksuar se kurrë më parë nuk ka pasur përkrahje më të madhe nga qeveria se sa gjatë këtij mandati./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit