Ekspertët e OKB-së: Belgjika duhet të kërkojë falje për krimet e kolonializmit

Mos i humb

Ekspertët e OKB-së thonë se diskriminimi racial është “endemik” në institucionet e Belgjikës dhe se ky shtet duhet të kërkojë falje për krimet e kryera gjatë kolonizimit të Kongos.

Grupi Punues i Ekspertëve të OKB-sw mbi Njerëzit me prejardhje afrikane tha të hënën në një raport të përkohshëm mbi Belgjikën se “shkaqet rrënjësore të shkeljeve të të drejtave të njeriut në ditët e sotme qëndrojnë në mungesën e njohjes së fushës së vërtetë të dhunës dhe padrejtësisë së kolonizimit”.

Pushtimi i Mbretit Leopold mbi Kongon nga viti 1885 deri më 1908 ishte i njohur për brutalitetin e tij. Kongo fitoi pavarësinë nga Belgjika në vitin 1960.

Grupi do të paraqesë konkluzionet e tij përfundimtare në shtator. Ai lavdëroi qeverinë belge për gatishmërinë e saj për të luftuar racizmin, por qeveria e Belgjikës tha se së pari do të vlerësojë raportin përpara se të reagojë. /Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit