Ekspertët paralajmërojnë: Nxehtësia e madhe në Europë mund të sjellin epidemitë tropikale

Mos i humb

Numri i të vdekurve në Europë për shkak të virusit të Nilit ka arritur 22.

Ekspertët paralajmërojnë se epidemitë e shkaktuara nga rritja e temperaturave në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike mund të vazhdojnë të rriten.

Ekspertët paralajmëruan se Europa është duke u përballur me një kërcënim të sëmundjes epidemike për shkak të temperaturave në rritje të lidhura me ndryshimet klimatike.

Sipas gazetës Guardian, këtë verë në Europë, ka pasur një rritje të theksuar të infeksioneve të virusit të Nilit Perëndimor pas temperaturave të larta të ajrit, krahasuar me katër vitet e fundit. Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), 400 raste të sëmundjeve të bartura nga mushkonjat dhe 22 raste vdekjeprurëse u regjistruan në Europë deri në mes të gushtit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) gjithashtu shpjegoi se kjo rritje është për shkak të faktit që moti i lagësht ka qenë aktiv për një kohë të gjatë pas vlerave të temperaturës së lartë dhe se këto kushte të motit janë duke krijuar kushte ideale për mushkonjat./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit