Ekstremitetet e motit, më të ndjeshme në hemisferën veriore

Mos i humb

Valët e të nxehtit përvëlues dhe përmbytjet do të jenë edhe më ekstreme në hemisferën veriore, sepse ngrohja globale i bën tendencat e motit të theksohen edhe më shumë në të njëjtin vend.

Një studim i publikuar nga “Nature Communications” tregon se, rritja e temperaturave në Arktik ka ngadalësuar qarkullimin e rrymave ajrore, duke prekur frontet e presionit në të gjithë kontinentet.

Këtë verë, pjesë të tëra të Europës u përballen me valë të nxehti të pazakontë, si dhe zjarre masive pyjore, përfshirë Greqinë, Suedinë dhe Spanjën.

Nga sa tregon studimi, frontet e presionit të lartë dhe atij të ulët po ngecin, ndërsa klima është gjithmonë e më pak e aftë për të moderuar vetveten. Të tilla sisteme ekstreme mund t’i shndërrojnë ditët me diell, në kohë me një të nxehtë të papërballueshëm, dhe shirat, në rrebeshe dhe burim përmbytjesh të befta.

Kërkuesit paralajmërojnë mbi rrezikun që paraqet anomalia e temperaturave pazakonshmërisht të larta për një periudhë tejet të zgjatur kohe. Valët e shkurtra të vapës mund të jenë të këndshme, por kur ato zgjaten shumë, atëherë impakti mbi shoqërinë do të jetë i qartë.

Pasojat do të jenë të ndjeshme te prodhimi bujqësor. “Të korrat e disa produkteve që këtë vit kanë pësuar rënie – thonë ata, – duke i shtuar të nxehtin e madh, mund të ketë një impakt rrënues edhe mbi shëndetin e njeriut”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit