EKZAMINIMI MJEKËSOR PARA MARTESËS!

Mos i humb

EKZAMINIMI MJEKËSOR PARA MARTESËS!

Këshilli Europian për Fetva dhe Gjurmime

Këshilli e shqyrtoi çështjen e ekzaminimit mjekësor, që nënkupton analizat laboratorike dhe përdorimin e pajisjeve mjekësore për të patur një pasqyrë për gjendjen shëndetësore të dy të fejuarve, dhe për të mësuar nëse ndonjëri nga ata vuan nga ndonjë sëmundje që ka ndikim në realizimin e objektivave te martesës. Pas diskutimeve rreth punimit të paraqitur për çështjen në fjalë, Këshilli vendosi si vijon:

I-Ekzaminimi mjekësor para martese është i rëndësishëm për të mësuar nëse ndonjëra palë vuan nga ndonjë sëmundje infektive apo ndonjë sëmundje tjetër që ka pasoja në mbarëvajtjen e jetës bashkëshortore. Kjo, me qëllim që mos të vijë deri te martesa nëse ka diçka të tillë. Mirëpo, ekzaminimi, në veçanti ekzaminimi gjenetik, ka edhe anë negative për shkak se duhet të zbulohen gjëra sekrete, gjë që shkakton probleme psiqike te pala përkatëse dhe e dëmton ardhmërinë e saj.

II-Nuk ka pengesa në aspektin fetar që të bëhen ekzaminime mjekësore, përfshi këtu edhe ekzaminimet gjenetike, me qëllim që të shfrytëzohen për shërim, por duke mos i zbuluar sekretet.

III-Nuk është e ndaluar që njëri nga të fejuarit, t’a kushtëzojë palën tjetër që të bëjë ekzaminime gjenetike para martese.

IV-Nuk është e ndaluar që dy të fejuarit të arrinë marrëveshje që të bëjnë ekzaminime mjekësore (jo gjenetike) para martese, me kusht që t’u përmbahen rregullave islame për sa i përket moszbulimit të sekreteve dhe mosdëmtimit të tjetrit.

V-Nuk lejohet që të fejuarit, me rastin e martesës, t’ia fshehin njëri-tjetrit sëmundjet infektive, apo sëmundjet që kanë ndikim negativ në martesë. Nëse ndodh që t’i fshehin nga njëri-tjetri këto sëmundje, dhe vërtetohet se ndonjëri nga të fejuarit është prekur apo ka vdekur për shkak infektimit nga sëmundja e palës tjetër pas martesës, pala që e ka shkaktuar këtë dëm e mban përgjegjësinë dhe konsekuencat që dalin nga kjo gjendje konform dispozitave dhe rregullave fetare.

VI-Të dy palët kanë të drejtë të kërkojnë prishjen e kurorës nëse vërtetohet se pala tjetër vuan nga sëmundje infektive apo sëmundje që ndikon në objektivat e martesës.

Solli në Shqip prej Arabishtes: Dr. Bashkim Aliu

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit