Elbasan, ballokumet shiten në rrugë. AKU nis të largojë ambulantët

Mos i humb

Ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës, ballokumja, edhe pse përgatitet me vezë dhe me gjalp shitet në rrugë. Prej më shumë se një muaji tashmë, rrugët e Elbasanit janë mbushur me ambulantë që tregtojnë ballokumen jashtë çdo standardi, mes pluhurit dhe ndotjes.

Bashkia e Elbasanit dhe AKU kanë nisur një aksion për disiplinimin e tregtimit të ballokumeve. Një ditë më parë u larguan tregtarët ambulantë nga aksi nacional Elbasan-Tiranë, por ka ende zona problematike, si unaza e qytetit.

“Të gjithë atyre që blejnë u themi se këtë produkt duhet ta blejnë në stabilimente të miratuara, siç janë furrat e bukës, pastiçeritë, që janë të garantuara, sepse kontrollohen nga Drejtoria Rajonale e AKU-së”, tha Firdus Kurti, drejtor i D.R. të AKU-së në Elbasan.

AKU deklaron se do të merren masa edhe për pikat ku këto ëmbëlsira përgatiten. Por, u bëhet thirrje edhe konsumatorëve të tregohen të kujdesshëm. Shitja e ballokumeve në rrugë e ka humbur tashmë kuptimin e ëmbëlsirës tradicionale elbasanase./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit