Elbasan, i vihet flaka makinës së pedagogut të Universitetit

Mos i humb

 

 

Makinës së një pedagogu të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan i është vënë flaka në orën 00:30 të ditës së sotme.

 Makina tip Benz është djegur në lagjen “Qemal Stafa”, ku mjeti ishte parkuar në rrugicë, para banesës së profesorit.

Zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në kohë dhe për këtë arsye makina është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit