Elbasan, Qendra e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë organizon trajnimin dy-ditor

Mos i humb

Qendra e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë organizoi trajnimin dy ditor pranë ambienteve të hotel Imperial. Pjesëmarrëse në këtë trajnim ishin perfaqesuese nga rrethe të ndryshme .

Lektore e këtij trajnimi ishte Esma Abbas nga Danimarka, Human Development Trainer Freelancer, anëtare e UNICEF, social media menager.

Pjesëmarrësit në trajnim ishin intelektuale nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të angazhuara me projekte të ndryshme, të interesuara në hartimin dhe zbatimin e teknikave më të mira të Planifikimit Strategjik dhe aftësive më të rëndësishme në lidhje me kete proces.

Trajneria, Asma Abass, dha një pasqyrë të procesit të planifikimit strategjik.
Ajo theksoi se çdo person i pranishëm kishte një rol për të luajtur në këtë proces. Pjesëmarrëset u inkurajuan të shihnin veten si agjentë të ndryshimit dhe të përdorin fuqinë e tyre të influencës për të lehtësuar zbatimin e aktiviteteve me ne fokus femren.
Ajo gjithashtu ftoi pjesëmarrësit që të vlerësonin rolin dhe përgjegjësinë e tyre brenda procesit dhe të mendonin për aftësitë, njohuritë dhe qëndrimet e nevojshme për zbatimin e suksesshëm të projekteve me aktore femra.
Gjate trajnimit u theksuan ne vecanti te drejtat e gruas dhe roli i fuqizimit te saj ne parandalimin e dukurive negative ne komunitet dhe shoqeri.
Gjithashtu trajnimi u shtri edhe me studentët e Elbasanit si dhe të reja të qytetit të Pogradecit. Trajnimi konsistoi konkretisht në hapjen, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve sociale. Mënyra se si të merremi me hartimin e një website dhe ta ngrejmë atë duke pasur sa më shumë ndjekës.
Ajo që ishte në interes të të rinjve ishte tema e “Si të jemi të suksesshëm në një intervistë pune”, ku zonja Abbas shpjegoi hapat e duhura dhe të suksesshme që duhet të ndjekë një e sapodiplomuar për të filluar punë./Myftinia Elbasan/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit