Emergjencë në Meksikë, po mbarojnë certifikatat e vdekjes! Trupat e pajetë 4-5 ditë në shtëpi

Mos i humb

Në disa shtete të Meksikës po mbarojnë certifikatat e vdekjes për shkak të rritjes së viktimave të koronavirusit.

Sipas të dhënave zyrtare, koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 67 mijë personave me një total prej rreth 630 mijë rastesh pozitive në vend. Por sipas vetë qeverisë, shifrat zyrtare mund të jenë jo shumë reale. Bëhet fjalë për një emergjencë të vërtetë që ka goditur mbi të gjitha tre shtete: Baja Kalifornia, qyteti i Meksikës dhe shtetin e Meksikos, një shtet federal në jug të vendit.

Zëvendësministri i Shëndetësisë në Meksikë kishte deklaruar më herët se shteti kishte printuar 1.1 milionë certifikata të reja vdekjeje dhe se kishte filluar shpërndarjen e tyre në shtetet më të prekura. Por nuk bëhet fjalë thjeshtë për një çështje burokratike. Pa certifikata, në fakt, nuk mund të varrosen viktimat dhe si pasojë kjo do të krijonte rreziqe të mëdha sanitare.

Familjet vuajnë se nuk mund t’u japin lamtumirën e fundit të dashurve të tyre dhe ceremonitë funerale po akumulohen. Disa familje i mbajnë në shtëpi trupat e pajetë për katër apo pesë ditë. Për zyrtarët, gjithçka ndodh për shkak të përmasave të pandemisë që ka bërë që numri i të vdekurve të rritet përtej parashikimeve por pjesërisht edhe i burokracisë në vend. Çdo vit, qeveria printon dhe shpërndan rreth 900 mijë certifikata vdekjeje, që mbajnë një kod të posaçëm për evitimin e manipulimeve.

Prej tyre përdoren rreth 750 mijë dhe teprojnë nga 100 deri në 150 mijë. Këtë vit ndërkohë, shteti i Meksikës kishte kërkuar 50 mijë më shumë, por nuk i ka marrë ato. Për të zgjidhur situatën ka vendosur të përdorë certifikatat e mbetura nga vitet e kaluara ose ti kërkojë hua shteteve fqinje. Kjo mungesë certifikatash ka bërë që shumëkund të lindë edhe një formë e re biznesi. Disa mjekë, në vend që t’i lëshojnë falas certifikatat e vdekjes, siç e kërkon ligji, kërkojnë të paguhen nga 200 deri në 400 dollarë për një të tillë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit