Emigranti ndërron jetë duke u falur në Xhami [VIDEO]

Mos i humb

Emigranti ndërron jetë duke u falur në Xhami [VIDEO]

Një burrë ka humbur jetën duke u falur në një xhami në Arabinë Saudite. Pamjet e filmuara ku tregohet momenti kanë ndodhur në xhaminë e Al Deilemit, një fshat i vogël në Bisha.

Banori Mohammad Shaalan Al Aklabi ka folur për mediat e huaja për të konfirmuar lajmin. Ai njoftoi se i ndjeri ishte një emigrant pakistanez i quajtur Abed.

Ai kishte 23 vite që jetonte në Arabinë Saudite dhe punonte si elektriçist. Në pamjet e publikuara në Twitter, Abed që është i veshur me të zeza shihet se si bie në tokë sapo ngrihet në këmbë.

Djemtë e tjerë pranë tij nxituan ti jepnin ndihmën e parë, por nuk ia dolën ta shpëtojnë. Ende nuk dihet arsyeja e vdekjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit