Emiri i Mekës përshëndet suksesin e haxhinjve të këtij viti

Mos i humb

Emiri i Mekës, Khalid bin Faisal Al Saud, ka njoftuar “përfundimin” e suksesshëm të sezonit të këtij viti të Haxhit.

Një ditë më herët, rreth 1.6 milionë haxhinj e përfunduan Haxhin, ndërsa një pjesë tjetër e përbërë prej 750 mijë mbeti në qytetin e tendave Mina pranë Mekës për të kryer ritualin e “gjuajtjes së djallit me gurë”.

Sipas autoriteteve saudite, më shumë se 2.37 milionë haxhinj morën pjesë në Haxhin e këtij viti, prej të cilëve rreth 1.75 milionë erdhën nga jashtë.

Haxhi në Arabinë Saudite është një detyrim fetar për muslimanët, të cilët duhet të bëjnë udhëtimin nëse financiarisht është e realizueshme, të paktën një herë në jetën e tyre.

Duke u konsideruar “shtyllë” të pestë të Islamit, Haxhi ka për qëllim të tregojë solidaritetin e popullit musliman dhe nënshtrimit të tyre ndaj Allahut.

Përderisa Haxhi në përgjithësi është i lidhur me profetin e fundit të Islamit Muhammedi (a.s), i cili jetoi në shekullin e shtatë, muslimanët besojnë se Haxhi në Mekë daton mijëra vjet që në kohërat para-islamike.

Haxhi zhvillohet çdo vit nga dita e tetë deri në ditën e 12-të Dhu al-Hijjah, muajit të 12-të dhe i fundit i kalendarit islamik.

Për shkak se kalendari Islamik bazohet në ciklin hënor, data e Haxhit ndryshon çdo vit në kalendarët perëndimor./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit