Endrit Shala lëshon urdhëres për kontrollin e tregut

Mos i humb

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, përmes një udhërese ka kërkuar mbikqyrjen e tregut në të gjitha Komunat e Kosovës, për koordinim të aktiviteteve me organet përgjegjëse për mbikqyrjen e tregut, të cilët merren me shtijen e mjeteve piroteknike.

Këtë ministri Shala,  e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, ku shkruan se sipas kësaj urdhërese u kërkohet Inspektoratit të Tregut dhe Inspektoratit Kompetent për Siguri Publike, që të kontrollojn Operatorët Ekonomik të cilët merret me tregtinë dhe shitjen e mjeteve pirotektine.

Ky është postimi i plotë :

Sot kam lëshuar një urdhëresë me të cilën kam kërkuar nga Trupa Koordinuese për Mbikëqyrjen e Tregut (e cila kryesohet nga Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë), që të koordinoj aktivitetet me organet përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut, për kontrollimin e Operatorëve Ekonomik të cilët merren me tregtinë dhe shitjen e mjeteve piroteknike/fishekzjarrëve etj.

Me këtë urdhëresë Obligohen anëtarët e trupës koordinuese në cilësinë e organeve përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut, respektivisht Inspektorati i Tregut dhe Inspektorët Kompetent për Siguri Publike, që të kontrollojnë Operatorët Ekonomik dhe me këtë rast të verifikohet nëse janë të licencuar dhe plotësojnë kriteret për tregtinë dhe furnizimin me produkte piroteknike/fishekzjarre etj.

Poashtu obligohen inspektoratet e lartcekura të kësaj urdhërese dhe inspektorët e tregut të nivelit lokal, që të ndalojnë nga shitja produktet piroteknike/fishekzjarrët, në rast se hasen duke u ofruar për shitje nga: Personat e paautorizuar dhe të pa licencuar për tregti ose shitje me pakicë për fishekzjarre, nëse etiketa e produkteve piroteknike/fishekzjarrëve ndër të tjera nuk përcakton moshën minimale të personave (12, 16 apo 18 vjeç), të cilëve i lejohet blerja dhe përdorimi i tyre, sipas kategorisë së nivelit të rrezikut, nuk përcakton distancën minimale të sigurisë, nuk ka të vendosur shenjën CE, gjithashtu në rast se udhëzuesi i përdorimit nuk është në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

Fotografia e Endrit Shala

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit