Enë kuzhine nga kina- lëshojnë metale të mënda në ushqim 10 herë më shumë se norma!

Mos i humb

Ndjekje si në filma në Qafë Thanë, trafikantët rrezikojnë jetën e punonjësve për të shpëtuar drogën, arrestohet njëri

Policia ka arrestuar një 43 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 41 vjeçar, të cilët tenatuan të kalojnë 32 kilogram kanabis...

Tritan Kalo thirrje të rinjve: Po rrezikoni shëndetin në bare e klube, kemi shtrime e humbje jetësh në mesin tuaj!

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, e nis këtë të diel me një mesazh të fortë për të rinjtë, të cilët duket...

Shkaktoi dhjetëra viktima, inaugurohet ura e re në Gjenova të Italisë dy vite pas rrëzimit

Zyrtarët në qytetin italian, Gjenova, janë duke inauguruar një urë të re, në vendin ku kishte ndodhur një incident tragjik dy vite...

Një ditë pas vendimit të SPAK, Policia vë nën sekuestro 26 pasuritë e Ylli Ndroqit: Hetime 18 mujore

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit për sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit, Policia e Shtetit ka...

Nuk ka rëndësi vetëm çfarë hamë. Por edhe ku i gatuajmë dhe si i konsumojmë!

Metalet e rënda që lëshohen në ushqim nga enët e kuzhinës me cilësi të dobët sjellin probleme serioze për shëndetin e konsumatorëve.

Vetëm pak ditë më parë më 29 Nëntor 2017, autoritetet doganore dhe të kontrollit ushqimor në Italinë fqinje bllokuan dhe sekuestruan disa ngarkesave kolosale me enë metalike kuzhine për përdorim ushqimor me prejardhje nga Kina.

Rezultatet e analizave të raportuara nga AgroWeb.org treguan nivele tejet të rrezikshme të metaleve të rënda, krom dhe manganez.

Kontrolloni foton më  poshtë për deklaratën e autoriteteve të kontrollit evropian.

Italia ka ngritur alarmin tek të gjitha vendet e Bashkimit Evropian pasi sasia e lëshimit të metaleve të rënda në ushqim ishte 10 herë më e lartë se sasia e lejuar.

Dhjetë herë më e lartë!

Autoritetet italiane sekuestruan ngarkesat me tenxhere, kusi, tiganë, lugë, thika dhe pirunj me origjinë nga Kina pasi analizat treguan se niveli i kromit në këto artikuj arrinte mbi 24 mg për kg.

Ndërsa niveli i manganezit mbi 0,5 mg për kilogram. AgroWeb.org ju njofton se nivelet e lejuara janë fiks dhjetë herë më pak.

AgroWeb.org u interesua për këtë çështje dhe kontaktoi me zyrtarët doganorë në vendkalimet kufitare të mallrave në vend.

Burime të ndryshme konfirmuan në kushtet e anonimatit se mallra të tillë importohen në Shqipëri, por nuk janë subjekt kontrolli për prezencën e metaleve të rënda.

Kjo për shkak të procedurave të shtrenjta dhe të komplikuara për analizat e tyre.

Njoftimi i Bashkimit Evropian për ndalimin e dërgesave me enë kuzhine të rrezikshme nga Kina

Kromi dhe manganezi përdoren në përbërjen e të gjitha enëve dhe pajisjeve metalike të kuzhinës për t’i zgjatur jetën materialit të çelikut (stainless steel).

Dozat mbi normat e lejuara të kromit në ushqime sjellin helmatisjen e gjakut dhe kanë efekte të rënda mbi shëndetin e mëlçisë dhe veshkave në organizëm.

Ndërsa dozat mbi normat e lejuara të penetrimit të manganezit në organizëm spas burimeve AgroWeb.org sjellin probleme serioze mbi sistemin nervor kryesor tek të rriturit dhe tek fëmijët.

Të dyja substancat gjenden edhe në formën e kripërave minerale në mjaft produkte të tokës.

Por përmbajtja e tyre është 100 herë më e vogël sesa normat e lejuara dhe në këtë rast kanë efekt të mirë në organizëm.

Në kushtet e afrimit me Bashkimin Europian, vendi ynë e ka jetësore nevojën për ngritjen e laboratorëve të mirëfilltë të kontrollit të çdo malli që i drejtohet konsumatorëve shqiptarë.

Asnjë reformë në sigurinë ushqimore nuk do të jetë e mundur, për sa kohë nuk ka kushte teknike për kontroll të mirëfilltë./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz...

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që...

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...