Energjia nga privatët, OSHEE do ta blejë këtë vit 15% më shtrenjtë!

Mos i humb

Në 2018-ën, OSHEE do të ia blejë me shtrenjtë energjinë HEC-eve të vogla private me të cilat ka një kontrate. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar për këtë vit një tarifë rreth 15% më të shtrenjtë se dy vitet e fundit.

Nga 7,4 lekë në 8,5 lekë për kilovat/orë. Rritja e bërë nga ERE vjen si pasojë e formulës mbi të cilën caktohet tarifa, që ka si bazë çmimet e energjisë elektrike në bursën e Hungarisë të një viti më parë. Siç dihet në 2017-ën për shkak të thatësirës çmimet e energjisë në tregun ndërkombëtar pësuan në rritje të fortë.

Sipas ligjeve ne fuqi OSHEE është e detyruar të blejë energjinë nga hidrocentralet private që kanë statusin e prodhuesit ekzistues me përparësi. Këtu futen kryesisht HEC-et e vogla të dhëna me koncesion. Sipas parashikimeve të OSHEE për 2018 nga këto hidrocentrale do të blihet gati 1/3 e energjisë që do të hidhet në treg, rreth 1,14 gigavat/orë për të cilat do të shpenzohen 9,76 miliardë lekë.

Ndërkohë me kontratë më vete do të blihet një sasi prej 0,24 gigavat nga hidrocentrali i Ashtës. Kurse për blerjen e energjisë nga KESH do të shpenzohen rreth 5,11 miliardë lekë. Tarifa me të cilën OSHEE ia blen energjinë KESH-it është 1,5 Lekë për kilovat orë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit