Enver Hasani: Serbët e duan Asociacionin e Komunave si kategori kushtetuese

Mos i humb

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe njëherit profesor i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani thotë se në rast se realizohet kërkesa e palës serbe që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të themelohet me Ligj të veçantë, atëherë duhet bërë ndryshime kushtetuese që do ta bënin ASK-në kategori kushtetuese.

Dhe në këtë formë serbëve të Kosovës, që kontrollohen dhe ndikohen nga Beogradi, do t’u jepet fuqia e plotë mbi ASK-në për të marrë vendime brenda Kosovës pa e pyetur Qeverinë qendrore të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për kosovapress, Hasani që dikur akuzohej nga opozita kosovare si dora e Hashim Thaçit në Gjykatën kryesore në vend, atë kushtetues, flet për Thaçin si udhëgheqës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur të padenjë. Po ashtu flet për dëmin që po i kanoset Kosovës dhe mungesën e legjitimitetit dhe mandatit kushtetues të presidentit Thaçi për të përfaqësuar Kosovën në dialogun që po lehtësohet dhe mbahet në Bruksel./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit