Erdogan: 800 terroristë janë neutralizuar në Afrin

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se 800 terroristë janë neutralizuar në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin veriperëndimor sirian të Afrinit.

“Natyrisht, kjo shifër, me lejen e Zotit, do të rritet edhe më shumë deri në mbrëmje”, tha Erdogan në një program të Fondacionit Rinor Të Turqisë (TÜGVA) në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Presidenti turk uroi që Zoti t’i mëshirojë dëshmorët e rënë nga ushtria turke dhe Ushtria e Lirë Siriane gjatë operacionit i cili është duke vazhduar.

Sipas Erdogan, ushtarët turq në Afrin janë duke shkruar histori, siç tha ai, në një rajon të vështirë.

Presidenti Erdogan tha se populli i Turqisë është një popull i cili dallohet me atë që mbështet të shtypurit jo vetëm me trimëri, heroizëm dhe forcë por edhe me drejtësi dhe barazi.

“Për këtë arsye, unë dua që asnjëherë të mos ndaheni nga drejtësia, gjithnjë të qëndroni kundër shtypësit dhe në anën e të shtypurve, t’i shikoni të gjithë, duke filluar nga të afërmit tuaj dhe të gjithë vëllezërit dhe shokët tuaj, duke u bazuar në urdhrin ‘Nuk është prej nesh ai që bie në shtrat teksa fqinji i tij është i uritur'”, porositi Erdogan të rinjtë në sallë.

Ndryshe, më 20 janar, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas Shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit