Erdogan: Armiqësia kundër Islamit ka arritur në përmasa të masakrave masive

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas sulmit terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, tha se antiislamizmi në botë ka kaluar në dimensionin e masakrave masive ndaj muslimanëve.

Gjatë një ceremonie në Stamboll, Erdogan dënoi sërish sulmin terrorist, duke thënë se ai është një akt i planifikuar dhe nuk mund të quhet “veprim impulsiv”.

“Armiqësia kundër Islamit, rritja e së cilës shikohet nga bota dhe madje inkurajohet, ka kaluar vijën e ngacmimeve individuale dhe arritur në dimensionin e masakërs masive”, theksoi presidenti i Turqisë.

“I bëjmë thirrje botës, veçanërisht vendeve të Perëndimit, të marrin masa të shpejta kundër kësaj ecurie të rrezikshme që kërcënon tërë njerëzimin”, tha Erdogan.

“Qasja që përfaqëson vrasësi, i cili ka vendosur në shënjestër vendin tonë dhe personalitetin tim, është e qartë se ka filluar të marrë nën kontroll me shpejtësi si një kancer shoqëritë perëndimore”, vlerësoi më tej presidenti Erdogan.

Ndryshe, të paktën 49 persona u konfirmuan të vrarë pasi sulmues të armatosur shënjestruan dy xhami në qytetin Christchurch, njoftoi policia e Zelandës së Re.

Katër persona, përfshirë një grua, u arrestuan pas vrasjes.

Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2013, në Zelandë të Re, vend me afër pesë milionë banorë, jetojnë rreth 46 mijë muslimanë, apo rreth 1 për qind e popullsisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit