Erdogan biseda telefonike diplomatike për Kudsin

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar biseda telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe kryeministrin e Malajzisë, Mahathir Muhammed në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës turke mësohet se në bisedime është diskutuar zhvendosja e Ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds dhe sulmet e ushtarëve izraelitë kundrejt protestuesve palestinezë.

Gjithashtu liderët kanë shkëmbyer pikëpamjet në lidhje me hapat që mund të hidhen në lidhje me mbledhjen e jashtëzakonshme që Organizata e Bashkëpunimit Islam ka planifikuar të mbajë ditën e premte në Stamboll.

Presidenti Erdogan, në të njëjtin kuadër edhe mbrëmë ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit