Erdogan bisedë me ushtarët e operacionit “Dega e Ullirit”

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, në kuadër të përvjetorit të parë të fillimit të operacionit “Dega e Ullirit”, u takua me komandot pjesëmarrëse të operacionit në qytetin Hatay të Turqisë në kufirin me Sirinë.

Me këtë rast, presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një video-thirrje me Akar.

Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, shpërndau një video në lidhje me bisedën.

Gjatë adresimit të tij përmes telefonit, presidenti Erdogan, me rastin e përvjetorit të parë të operacionit, tha se “Lufta në Afrin do të ketë një vend të paharrueshëm në kujtimet tona”.

“Asnjëherë nuk do ta dekurajojnë përpjekjen tonë në Afrin. Ky proces i yni, qoftë në Afrin, qoftë në Jarablus ose Al-Bab, do të vazhdojë pa ndalur”, tha ai në lidhje me sulmin e sotëm terrorist në Afrin.

Në përvjetorin e parë të fillimit të operacionit “Dega e Ullirit” të filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në veri të Sirisë, terroristët e YPG/PKK ndërmorën sulm me bombë të dyfishtë, si pasojë e së cilës humbën jetën dy civilë, ndërsa tetë të tjerë u plagosën.

Presidenti turk theksoi se të plagosurit në këtë sulm janë marrë në trajtim mjekësor në Hatay, duke shtuar se TSK dhe ULS do të vazhdojnë luftën e tyre.

Operacioni ndërkufitar kundër terrorizmit i Turqisë u filloi më 20 janar të vitit të kaluar dhe përfundoi më 18 mars, pasi Ushtria turke dhe ULS çliruan qendrën e qytetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit