Erdogan bisedë telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, në bisedën e realizuar mes Erdoganit dhe Mbretit Abdullah II është diskutuar mbi çështjet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Erdogan ka thënë Turqia i kushton rëndësi të madhe bashkimit, unitetit dhe prosperitetit ekonomik të Jordanisë. Ai në bisedën me Abdullah II i ka uruar sukses Omar al-Razzaz-it, të cilit iu dha detyra për formimin e qeverisë në Jordani.

Presidenti Erdogan dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po ashtu biseduan edhe për përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e statusit të Kudsit.

Në bisedë është konfirmuar vendosmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe mes Turqisë dhe Jordanisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit