Erdogan bisedë telefonike me Putin, në fokus çështja e Sirisë

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale thuhet se gjatë kësaj bisede është diskutuar për zhvillimet e fundit në Siri, në veçanti për Afrinin dhe Idlibin.

Gjatë bisedës ku Erdogan ka ndarë informacione lidhur me operacionin “Dega e Ullirit”, u dakordua që takimi i dytë i Samitit të liderëve për Sirinë midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit, ku i pari u mbajt në Soçi, të mbahet në Stamboll.

Erdogan dhe Putin janë pajtuar për përshpejtimin e themelimit të pikave të reja të vëzhgimit në zonën e deeskalimit në Idlib, ndërsa kanë shkëmbyer mendime lidhur me procesin e Astanas.

Lidhur me gjendjen njerëzore në Gutën Lindore, të dy liderët konfirmuan vendosmërinë për të verpruar në bashkëpunim dhe bashkërendim për çështjen e Sirisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit